Transmetuar më 04-05-2019, 15:04

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë mot të vranët gjatë paradites në të gjithë vendin.

Priten rrebeshe shiu në veri dhe qendër por edhe shira më të dobët në jug.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin herë pas-herë dhe alternime kthjellimesh, më të dukshme në zonat jugore-juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det gjatë paradites por pasditja sjellë rënie të intensitetit me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë. /a.y/noa.al