Transmetuar më 02-05-2019, 13:03

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradhinaj, bëri me dije ditën e sotme se gjatë punimeve të samitit të Berlinit, Kosovës iu dha një “po” nga Gjermania për liberalizimin e vizave.

“Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më ka konfirmuar në takim, na kanë dhënë ‘po’ për liberalizim të vizave. Ka thënë ‘po’ dhe menjëherë.

Unë i them Kosovës urime liberalizimin. Kur i kam thënë Kosovës urime ushtria kanë pasur dilema plot, pyesnin a bëhet kjo? Por fakti që ka dalë Sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria. Nuk e keqkuptoni pse ua jap këtë simbolikë. Nuk ka askush dilema sa i përket qeverisë së Gjermanisë. Kur ishte puna e ushtrisë u munduan të ngrenë pikëpyetje”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se ministri i Brendshëm gjerman ka thënë se është për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe menjëherë.

Sa i takon Francës, Haradinaj deklaroi se beson se do të ketë të njëjtin qëndrim si Gjermania, ndonëse nuk është shprehur për këtë temë. /a.y/noa.al