Transmetuar më 30-04-2019, 18:10

Kategoria superiore është futur në një fazë të nxehtë, sidomos sa i përket fundit të tabelës së klasifikimit.

Në këto kushte, dhe për të hequr çdo mundësi për trukime ndeshjesh, Federtata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar formulën për pëballjet e mbetura.

Duke filluar nga kjo e shtunë pritet të aplikohet ky plan, i cili konsiston në luajtjen e ndeshjeve në një orë.

Pra, katër ndeshjet e kësaj jave do të luajnë në orën 15:00 njëkohëshisht, edhe pse në kalendarin ekzistues kishin orare të ndryshme.

“FSHF dëshiron t’ju njoftojë se java e 32-të e Kategorisë Superiore, do të zhvillohet e gjitha ditën e shtunë dhe te gjitha ndeshjet do të luhen në orën 15:00”, thuhet në njoftimin për mediat.

Skuadrat shqiptare kanë qenë shpesh në lupën e akuzave për trukime edhe nga institucionet ndërkombëtare. /k.k/noa.al/