Transmetuar më 27-04-2019, 14:06

Tiranë, NOA.al- Paraditja do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme paraqiten në ekstremin verior të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Ndërkohë vranësirat zhvendosen përgjatë kufirit lindor, por pa rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur sërish në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në verilindje deri në 25°C maksimumi në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al