Transmetuar më 23-04-2019, 21:44

Një video që tregon se si një taksist shmang vdekjen për pak centimetra në Tajvan është përhapur me shpejtësi në internet dhe rrjetet sociale.

Vendi aziatik u godit nga një tërmet të enjten, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish, me vetëm 17 të plagosur.

Por tërmeti shkaktoi shembje masive dherash dhe gurësh, që siç tregohet në video, për pak sa nuk shtypin makinat në një autostradë.

Kamera e instaluar në makinë ka regjistruar gjithë situatën. “Po dridhet toka?”, pyet taksisti, e më pas shton: “Tërmet”.

Pak sekonda më vonë, një gur i madh godet rrugën vetëm pak centimetra nga makina, ndërsa gurë më të vegjël bien vazhdimisht.

Për më tepër shihni videon: