Transmetuar më 23-04-2019, 17:14

Ndalohet një tjetër person i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes në Rinas.

Mësohet se ai është arrestuar nga policia në Bullgari, ndërsa ende nuk ka detaje mbi ndalimin dhe identitetin e tij.

Ky është personi i pestë i ndaluar për ngjarjen e 9 prillit në pistën e avionëve, ku u vodhën miliona euro.

Një ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e 4 personave,  e më konkretisht, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela.

Ndaj 4 të arrestuarëve rëndojnë akuzat e "Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim" në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", "Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" "Vrasje e Punonjësve të Policisë" e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /k.k/noa.al/