Transmetuar më 23-04-2019, 15:00

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, një 28-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane pasi rezulton i përfshirë në organizata terrorist enë Itali, por edhe në Egjipt.

Operacioni u krye nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe drejtorinë policore Elbasan, në kuadrin e aksioneve për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapja e Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, me banim në Elbasan, erdhi si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative.

Pasi morën informacionin, forcat policore organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e këtij personi të cilësuar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua për arsye se Interpol Roma në datë 15 prill 2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. /noa.al/