Transmetuar më 23-04-2019, 13:11

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko reagon për të parën herë, qysh nga supergrabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Ai shpreh shqetësim që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Duhet të merren masa që të mos ndodhin më ngjarje të tilla”, deklaroi ambasadori ditën e sotme, nga një aktivitet ku ishte i pranishëm.

“Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre”, u shpreh Guvernatori.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë. /a.y/noa.al

Dalin fotot e 4 të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes