Transmetuar më 23-04-2019, 12:46

Partia “Bindja Demokratike” e cila dorëzoi ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim, do të ketë logo shumë të ngjashme me Partinë Demokratike.

Madje edhe shkurtimi BD dhe ngjyrat, janë thuajse të njëjta me PD.

Pas vendimit të Gjykatës për regjistrim, më pas kjo parti pritet ti drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu regjistruar për në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërsa u përfol se kjo parti do të drejtohej nga deputetja Rudina Hajdari, gjatë së hënës ajo mohoi.

Ditën e sotme janë mësuar edhe anëtarët e bordit të partisë, ku mes tyre bie në sy themeluesi Astrit Patozi, Leonard Olli, Valbona Mezini, Arben Skënderi, Fabian Topollaj dhe Andi Përmeti. /a.y/noa.al

Partia e re “Bindja Demokratike”, dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë