Transmetuar më 23-04-2019, 11:23

Dy tërmete u regjistruan sot në rajonin e Durrësit dhe në rrethin e Krujës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave.

Në orën 08:43 u shënua tërmeti 2.6 ballë shkalla Rihter me epiqendër në Gramëz të Krujës dhe ndjeshmëri në të gjithë rrethin Krujë.

Tërmeti i dytë u shënua në orën 10:58 në Hamallaj të Durrësit.

Instituti i Gjeoshkencave tha se tërmeti ishte i shkallës 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe u lokalizua 7 kilometra në verilindje të Hamallajt pranë Gjirit të Lalzit.

Thellësia e tërmetit ishte 25 kilometra ndryshe nga ai i Gramëzit që ishte 16 kilometra.

Po sot, tërmeti me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter përfshiu para pak kryeqytetin

Lëkundja sizmike u regjistrua nga Earthquake e cila raporton se ndodhi në orë 10:58 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti kishte thellësi 20 kilometra, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 13 kilometra në jug të Fushë Krujës.

Nuk raportohen dëme. /noa.al/