Transmetuar më 23-04-2019, 11:17

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter përfshiu para pak Tiranën.

Lëkundja sizmike u regjistrua nga Earthquake e cila raporton se ndodhi në orë 10:58 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti kishte thellësi 20 kilometra, 28 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 13 kilometra në jug të Fushë Krujës.

Nuk raportohen dëme. /noa.al/