Transmetuar më 22-04-2019, 18:35

Tragjedia në familje që i mori jetën tre personave bëri që të pllakosë zia në familjen Krasniqi në rrugën “Bill Klinton” tek lagjja “Dardania” e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Hasan Krasniqi, 61 vjeç, shqiptar i Kosovës, qëlloi me armë zjarri duke i marrë jetën, gruas së tij 60-vjeçe, Hysnie Krasniqi.

Më pas hapi zjarr duke vrarë edhe gruan e djalit, Remzie Krasniqi, 28 vjeçe.

Në fund vrau edhe veten.

Ngjarja dyshohet se ishte e paralajmëruar, pasi autori kishte luhatje mendore.

Për më tepër, disa herë kishte ushtruar dhunë në familje, sidomos ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, raportohet se rreth një vit më parë, ai sërish kishte tentuar të vriste gruan e tij.

Një grup policësh dhe hetuesish ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e rastit. /noa.al/