Transmetuar më 22-04-2019, 18:15

Kjo video po bën xhiron e internetit në orët e fundit.

Në të është një mace përpara ekranit të televizorit në momentin që po zhvillohej gara e MotoGP.

Kafsha shtëpiake ka goditur ekranin e televizorit dhe pikërisht në atë moment një garues është rrëzuar nga motori i tij në pistë.

Momenti i pabesueshëm është kapur nga pronari i kafshës në Montlucon, Francë.

Video e quajtur si e “rastësisë së çuditshme” u bë virale sapo u publikua në mediat sociale. /k.k/noa.al/