Transmetuar më 22-04-2019, 19:15

Pastrojeni vaginën si çdo pjesë tjetër të trupit– Pastrimi i vaginës është shumë i thjeshtë, në kuptimin që duhet larë njëlloj si pjesët e tjera të trupit. Sigurisht nuk duhet të ushtroni shumë forcë në brendësi të saj, për shkak se mund të shkaktohen irritime ose infeksione. Kjo pasi flora bakteriale e asaj zone është shumë e rëndësishme, ndaj nuk këshillohet që të bëhet pastrim me detergjent disa herë në ditë.

Jo detergjentë shumë aromatikë- Ky është një rregull që duhet të vlejë për të gjitha pjesët e trupit. Kjo pasi detergjentët shumë aromatikë, irritojnë lëkurën e sidomos zonën intime. Ky rregull vlen edhe për tamponët gjatë ciklit menstrual, por edhe për detergjentët që përdoren për të larë të brendshmet. Që të gjitha femrat duan të jenë të pafrumosura, por teprimi me aroma artificiale, mund të shkaktojë infeksione bakteriale.

Mos mbani veshur mbathje të lagura apo të djersitura– Kjo për shkak se lagështia krijon mjedisin e favorshëm për zhvillimin e baktereve të këqija. Kështu që bëni mirë që ti ndërroni sa më parë që të mundeni.

Vetëm mbathje pambuku- Sigurisht që mbathjet seksi u pëlqejnë të gjithëve, por ato prej pambuku e ajrosin më mirë vaginën. Nga ana tjetër janë më komode se sa tangat dhe perizomat, shkruan noa.al. Por më kryesorja nga të gjitha, mbathjet pambuku pengojnë infeksionet urinare.

Urinoni para dhe pas seksit– Kjo është një këshillë që duhet praktikuar rregullisht, pasi mitra duhet zbrazur totalisht, në mënyrë që të mos lejohet futja e baktereve në trup.

Pastrohuni nga para pas– Kjo është një gjë që duhet mësuar qysh në vegjëli. Kjo pasi në pjesën e pasme mund të ketë baktere të këqija, të cilat kur kalojnë përpara shkaktojnë infeksione të rënda. /a.y/noa.al