Transmetuar më 21-04-2019, 13:36

Shumë zhurmë për asgjë… sidomos në shtrat. Sipas një sondazhi të një sajti britanik dedikuar takimeve klandestine, shumë femra pranuan se janë “të zhurmshme” kur bëjnë dashuri.

Kjo gjë u konfirmua nga 64% e meshkujve që morën pjesë në sondazh.

Pyetësori u realizua nga IllicitEncounters.com, sajt për takime jashtëmartesore, ku u përfshinë 1000 persona, ku 71% e meshkujve thanë se ndihen më të përfshirë kur femra nxjerr tinguj gjatë raportit.

E njëjta gjë rezultoi edhe për 62% të femrave, të cilat thanë se eksitohen më shumë kur meshkujt shprehin kënaqësi gjatë aktit, shkruan noa.al.

Por studimi provoi se meshkujt dhe femrat e martuara janë më të qeta sa i takon tingujve kur bëjnë seks me burrin apo gruan, në raport me rastet kur shkojnë më partnerët ilegjitim. Ndër të tjera rezultoi se 6 femra në 10 shtiren me tingujt në shtrat. /a.y/noa.al