Transmetuar më 21-04-2019, 12:59

Po tentoni të bëheni me fëmijë? Shkenca hedh poshtë një prej miteve më të përhapur lidhur me shtatzëninë, këmbët lart pasi keni bërë seks.

Kjo pasi një ndër strategjitë më të përdorura nga femrat që duan të mbeten shtatzënë, pas një raporti apo farëzimi artificial, është qëndrimi shtrirë me këmbët lart për së paku 10 minuta, në tentativë për të lehtësuar takimin mes spermatozoidit dhe vezës.

Një lloj ushtrimi anti-gravitet, i cili duket se është i kotë.

Është kjo ajo që është prezantuar në një studim të fundit në Helsinki të Finlandës, në një takim të Shoqatës Eurpiane për riprodhimin njerëzor dhe endokriniologjinë (Eshre) dhe ekspertë holandezë të VU University Medical Center në Amsterdam.

Disa studime provuan se qëndrimi shtrirë për 15 minuta pas seksit apo farëzimit artificial, stimulonte më shumë shtatzëninë.

Por tashmë studiuesi Joukje van Rijswijk dhe ekipi i tij, mbajtën nën vëzhgim 579 femra të cilat iu nënshtruan fekondimit të asistuar.

Kështu rezultoi se të ngriturit menjëherë pas trajtimit është shumë herë më efikas se sa qëndrimi shtrirë, me një marzh shtatzënie në 40% të rasteve, shkruan noa.al.

Ndërkohë kur femrat qëndronin shtrirë mundësia për të mbetur shtatzënë rezultoi 32%.

Van Rijswijk thotë se, “Nuk ka asnjë arsye se pse pacientet duhet të qëndrojnë shtrirë pas trajtimit”. Por ndonëse ky konkluzion nuk është testuar për raportet natyrale, studiuesi thotë se kjo gjë ndihmon edhe në raportet mes partnerëve në shtrat. /a.y/noa.al