Transmetuar më 21-04-2019, 10:58

Një operacion i dyfishtë u mundësoi mjekëve që të shpëtonin jetën e një gruaje shtatzënë dhe të vogëlushes që mbante në bark.

Ndërhyrja e veçantë ndodhi në Alessandria të Italisë, ku fillimisht lindi vogëlushja me operacion dhe në të njëjtën kohë, nëna u operua në mushkëri.

Ndërhyrja u bë të mërkurën që lamë pas, ndërkohë që vetëm të premten, nëna mundi të përqafojë vogëlushen.

Gruaja e cila ishte në javën e 34-ët të shtatzënisë, u paraqit në spital në gjendje të rëndë, ku u diagnostikua me tromboembolia polmonare, gjë që pengonte qarkullimin e gjakut.

Shkak për këtë problem, ishte sepse foshnja kishte mbështetur këmbët në një venë, duke e bllokuar, shkruan noa.al.

Kështu nëpërmjet operacionit të dyfishtë u mundësua ardhja në jetë e fëmijës si dhe shpëtimi i jetës së nënës. /a.y/noa.al