Transmetuar më 19-04-2019, 10:44

Gjenden dy turistët belgë, të cilët u zhdukën pa gjurmë, qysh prej mbrëmjes së djeshme në Vlorë.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, bëri me dije për mediat se turistët kishin bërë kamping në mal.

Gjetja e tyre u bë pas kërkimit në terren nga policia paraditen e sotme.

Mësohet se kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, pa u ndalur.

Bëhet me dije se turistët janë rreth moshës 50-vjeçare, të cilët prej disa ditësh kishin ardhur me pushime në Vlorë. /a.y/noa.al

Llogara, humbin dy turistë në male