Transmetuar më 19-04-2019, 03:21

Stilistja e flokëve Clayton Hawkins, e cila kujdeset dhe për imazhin e shumë personazheve të njohur të Hollywoodit si Laura Harrier, Elizabeth Olsen, Maddie Ziegler dhe Karla Souzës ka parashikuar tendencat më të mëdha të flokëve për 2019 që janë këto:

Modeli “bob” i rrumbullakosur : Ndryshe nga ai bob në formën e shkronjës A që kemi parë shumë gjatë viteve të fundit, ky version është më i butë dhe më femëror.

Balluket në formën e “perdes”: Dëshironi një ndryshim, por nuk doni të prisni të gjithë flokët tuaj atëherë këto balluke mund të jetë vetëm opsioni i përsosur për ju. Ky model i ndarë në mes është një stil klasik.

Gërsheti i gjatë: Ky është një stil mbrojtës për flokët tuaja nqs ato janë të dëmtuara. Gërsheti është i njohur për ndihmesën që i jep flokëve për tu zgjatur më shpejt.

Flokët e “lagur”: duken të tillë por nuk është e thënë të dilni me kokës të sapo larë. Ky është një stil i guximshëm por dhe shumë i thjeshtë që të bëhet në shtëpi me produkte të caktuara.