Transmetuar më 18-04-2019, 16:45

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më të frikshme të çdo qenieje njerëzore. Dëmtime të përhershme, vështirësi në frymëmarrje, mundësi shumë të lartë vdekjeje.

Shkaqet që mund të çojnë në kancerin e mushkërive janë shumë, dhe ne të gjithë i njohim ato në mënyrë të konsiderueshme: ajri i ndotur, tymi, kimikatet e kështu me radhë. Por është e rëndësishme të kuptoni simptomat për të kuptuar nëse jeni në të vërtetë në rrezik të kësaj gjendje.

Para së gjithash, kini kujdes kur keni një kollë të vazhdueshme, shpesh me gjurmë gjaku. Por edhe dhimbjet e shpinës dhe të shpatullave të përhapura mund të jenë tregues i një problemi më të madh, edhe pse natyrisht ato mund të jenë edhe për shkak të diçkaje tjetër.

Ndër simptomat e kancerit të mushkërive ka edhe dhimbje koke dhe dhimbje kockash, veçanërisht nëse ato janë të forta.

Gjithashtu merakosuni nëse keni ulur masën e muskujve, humbjen e oreksit dhe kujtesën, sekrecione të bollshme të mukusit, me ngjyrë të ndryshme nga normalja.

Sigurisht, e përsërisim, vuajtja nga këto simptoma absolutisht nuk do të thotë se ne jemi të sëmurë me kancer: shumë prej tyre mund të thonë diçka tjetër. Por është gjithmonë mirë që të jeni nën kontroll dhe të mos nënvlerësoni asgjë: parandalimi mund t’i shpëtojë jetët shumë më tepër se kujdesi./b.l/noa.al/