Transmetuar më 17-04-2019, 15:55

Një vajzë adoleshente angleze ka denoncuar tek autoritetet e vendit të saj se është përdhunuar brenda krocierës ku gjendej si turiste, nga një djalë i ri italian.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në bordin e krocierës së njohur MSC Divina, raporton noa.al duke cituar të përditshmen franceze Le Figaro.

Por i dyshuari italian nuk mund të dënohet sepse përdhunimi ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare e për rrjedhojë asnjë shtet nuk ka juridiksion për ta trajtuar nga drejtësia.

Autori i dyshuar i përdhunimit është një djalë `18 vjeçar nga Italia i cili kishte hipur bashkë e një grup shokësh shkolle në kroçierën MSC Divina, ashtu si çdo vit në prill, grupe të rinjsh shkollorë ndërmarrin udhëtime turistike, më së shumti me kroçiera.

Itinerari i MSC Divina, një anije lundrimi nën flamurin panamez, përfshinte Italinë, Francën, Spanjën, etj.

Në Valencia, aty ku pati ndalesën e radhës anija, vajza e mitur denoncoi djaloshin duke thënë se gjatë natës e kishte përdhunuar në mjediset e kroçierës.

Gjykatësi spanjoll në Valencia, referuar faktit se përdhunimi kishte ndodhur ndërkohë që anija lundronte në ujëra ndërkombëtare, nuk ka gjetur bazë ligjore për ta arrestuar të riun italian që u ndalua nga stafi i sigurisë së anijes dhe më tej u prangos nga policia spanjolle e Valencias.

Sipas dinamikës së ngjarjes që u rindërtua bazuar mbi dëshmitë dhe provat, rezultoi se përdhunimi kishte ndodhur në ujërat ndërkombëtare, në një "territor" asnjanës.

Përveç kësaj, ishte kryer nga një shtetas i huaj në një shtet tjetër të huaj.

Kombësia e personave të përfshirë dhe vendi ku ka ndodhur përdhunimi krijon një pasiguri reale ligjore, u shpreh gjyqtari.

Në këto kushte, gjyqtari e la të lirë adoleshentin dhe deklaroi se nuk do të ndërmerret një shqyrtim gjyqësor ndaj tij për akuzën e veprës penale të marrëdhënies seksuale me dhunë. /noa.al/