Transmetuar më 17-04-2019, 10:44

Dita e sotme ka nisur me përplasje në zonën e Bregut të Lumit, ku fadromat kanë shkuar për të prishur banesat që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Ndërsa ka pasur tensione mes policisë dhe banorëve të zonës, në mbështetje të qytetarëve kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu nga PD dhe Endrit Braimllari nga LSI.

Partia Demokratike sjell fotografi dhe video me anë të së cilave pretendohet se uniformat blu kanë kapur për fyti edhe ish-deputetin Klevis Balliu.

Më herët Balliu kërkoi shpronësimin e banorëve, madje hodhi dyshime se kjo gjë bëhet edhe prej faktit se banorët janë që të gjithë nga veriu.

“Loti i tretë është i perfshirë nga banorë të veriut. Nuk e di nëse është vetëm kjo arsyeja apo fakti qe ata kanë vjedhur çdo lek të mundshëm në buxhetin e shtetit dhe nuk ka më asnjë lek për t’i dhënë banorëve. Loti 1 që është shpronësuar ende nuk ka marrë paratë. Në këtë kontekst. I bëj thirrje çdo qytetari që koha për t’u mbrojtur nga këto banda ka marrë fund. Është koha që qytetarët të bashkohen e të marrin në dorë fatet e këtij vendi. Është koha për te sulmuar krimin që ka zaptuar vendin sot. Është koha për të sulmuar krimin në pushtet”, u shpreh Balliu. /a.y/noa.al

Fadromat shkojnë herët në mëngjes te Bregu i Lumit, përplasje me policinë