Transmetuar më 16-04-2019, 20:47

Presidenti i Turqisë, Erdogan pësoi ndoshta disfatën më të rëndë në zgjedhjet e pak ditëve më parë.

Për këtë ai ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Stamboll, qytet në të cilin nuk mundi të fitojë.

“Ne kemi dyshime për zgjedhjet në Stamboll dhe ende nuk kemi qenë në gjendje t’i zgjidhim këto dyshime”, tha Ali İhsan Yavuz, zëvendëskryetar i AK Partisë.

Ai shtoi se vetëm YSK mund ta zgjidhë këtë dyshim. Sipas rezultateve jozyrtare, Ekrem İmamoğlu i partisë CHP ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të gjitha rinumërimeve, përpara kandidatit të AK Partisë Binali Yıldırım, i cili ka siguruar 48,51 për qind. /k.k/noa.al/