Transmetuar më 15-04-2019, 16:36

Pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn ka reaguar në “Tëitter”.

Ai shkruan se është i një rëndësie të veçantë procesi i rinisjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komisioneri u ndal edhe tek pika më e nxehtë, ajo e taksës, ndërsa kërkoi që sa më parë të merren masa pezullimi dhe më pas lëvizja e mallrave të bëhet pa barriera mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal.

Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se tarifat kontradiktore të Kosovës duhet të paktën të pezullohen”, shkruan Hahn./b.l/noa.al/