Një veprim simbolik, puthja e këmbëve të liderit të Sudanit të Jugut, duke uruar se mund të arrihet paqja në një prej vendeve më të reja në botë, i krijuar nga shkëputja me Sudanin, i cili drejtohet Presidenti Omar al Bashir.
Është kjo ajo që ndodhi gjatë një vizite në Vatikan të liderit të shtetit të ri afrikan, i cili mbërriti këtë enjte për një rit shpirtëror dhe për të folur për paqen.
Veprimi i Papës, i gjunjëzuar duke puthur këmbët e kreut të Sudanit të Jugut Salva Kiir, dhe liderit të opozitës Riek Machar, ishte sa spontan edhe i pazakontë.
Një mënyrë për t’iu kërkuar që të dëgjojnë zërin e popullit, i cili ka përjetuar shtypje, dhunë dhe luftë, shkruan noa.al.
Pamjet prekëse të Papës së gjunjëzuar u përhapën me shpejtësi, ndonëse nuk munguan kritikat e disa besimtarëve, të cilët e cilësuan si një veprim të tepruar prej kreut të Vatikanit. /a.y/noa.al