Transmetuar më 12-04-2019, 08:56

Një alarm për bombë është dhënë në orët e para të kësaj të premteje, për lëndë plasëse në Parlamentin grek.

Një person telefonoi në agjencinë e lajmeve ‘Zougla.gr’, duke thënë se brenda dhe jashtë parlamentit grek, ishin vendosur bomba.

Ai paralajmëroi se do të ketë viktima, ndaj duhet treguar kujdes.

Pas sinjalizimit për këtë telefonatë, policia rrethoi Parlamentin, ku po bëhen veprimet e rastit.

Ekspertët e demontimit të lëndëve plasëse ndodhen në ambientet e Parlamentit, dhe po punojnë për të zbuluar vërtetësinë e alarmit. /a.y/noa.al