Transmetuar më 08-04-2019, 21:45

Presidenti Ilir Meta e konsideron vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun me synim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Reeagimi i presidentit Ilir Meta ka ardhur në llogarinë e tij në Facebook.

Meta shkruan se dialogu mes dy vendeve nënkupton forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Meta./a.k/noa.al/