Transmetuar më 08-04-2019, 21:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Dardani të Ferizajt, në Kosovë.

Një 64-vjeçar theri me thikë djalin e tij 31 vjeç, duke e lënë atë të plagosur.

Në kushte anonimiteti, gruaja e 64 vjeçarit ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Ajo ka rrëfyer për mediat vendase se ka katër vite që djali rreh dhe keqtrajton fizikisht babanë e tij.

64 vjeçari me inicialet M.S., u largua nga shtëpia pasi qëlloi me thikë djalin e tij N.S., 31 vjeç rreth orës 23:00.

Të hënën policia shkoi ta kërkoi në shtëpinë e tij në fshatin Dardani të Ferizajt por brenda e gjeti vetëm gruan e tij.

Gruaja e cila qëndron e shtrirë për shkak të gjendjës shëndetësore shprehet se ka katër vjet që djali ushtron dhunë sistematike ndaj babait 64-vjeçar.

Ajo tregon se mbyllen në dhomë me çelës për të shmangur kontaktin me djalin./a.k/noa.al/