Transmetuar më 06-04-2019, 16:57

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka treguar edhe njëherë se muzika është një nga pasionet e tij.

Ish-ministri, është filmuar në një klub në Tiranë teksta këndon bashkë me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa.

Ai shfaqet duke performuar këngën arbëreshe shumë të njohur “Lule, lule”.

Tahiri nuk e lëshon mikrofonin dhe duket se ka jo pak talent dhe në muzikë. 

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministrin e shohim duke kënduar. 

Ai ka kënduar edhe gjatë kohës që ka qenë i ftuar në një nga puntatat e kaluara të "Xing me Ermalin"./a.k/noa.al/