Transmetuar më 03-04-2019, 13:34

Te klubi i Vllaznisë janë rikthyer presionet dhe kërcënimet. Sot, për shkak se situata ka dalë jashtë kontrrolit, klubi shkodran ka ndërprerë seancën stërvitore.

Burime pranë klubit bëjnë me dijë se disa persona me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe po bëjnë presion ndaj administratorit Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohen e trajnerit Lika, i cili u largua drejt SHBA, por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj.

Drejtuesit e Vllaznisë, Lici, Firat dhe tekniku Canaj nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka një reagim zyrtare të klubit, por burimet bëjnë me dije se situata është tejet e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqebluve./b.l/noa.al/