Transmetuar më 02-04-2019, 21:12

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një familjeje me 4 anëtarë ka ndodhur në Maqedoninë Veriore.

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në këtë shtet, në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën që të gjithë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë.

Mediat vendase raportojnë se aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa dyshohet se rënia e aeroplanit ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave./a.k/noa.al/