Transmetuar më 24-03-2019, 16:31

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:00.

Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur pesë persona.

Nuk ka ende detaje në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe fatin e të plagosurve./a.k/noa.al/