Transmetuar më 24-03-2019, 09:21
Foto ilustruese

Policia e Fierit thotë se ka zbardhur në një kohë të shpejtë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 marsit, në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Pas marrjes së njoftimit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar, tre persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i Klejdi Saliaj, 21 vjeç dhe Arbër Muçaj, 22 vjeç, banues në Panahor, të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, M.H.

Arrestimi i të dyshuarve u bë këtë të shtunë, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al