Transmetuar më 23-03-2019, 21:38

Opozita nuk heq dorë nga protestat e saj, teksa e radhës do të jetë në datën 13 prill.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të kryetarëve të Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha.

Ndryshe nga herët e kaluara, protesta e 13 prillit nuk do të nisë paradite, por duke filluar prej orës 18:00.

Një vendim i tillë është në sinkron edhe me aleatët e tjerë në opozitë.

Disa protesta janë zhvilluar deri tani që prej lënies së mandateve të opozitës, duke bërë që klima politike në vend të jetë tejet e rënduar. /k.k/noa.al/