Transmetuar më 23-03-2019, 19:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, ku pritet të diskutohet për protestat dhe vijimin e aksionit politik.

Nuk dihet nëse kryedemokrati do ta hedhë për diskutim apo marrë në konsideratë ftesën e shefit të mazhorancës Edi Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në shtator nëse opozita futet në zgjedhjet lokale të qershorit dhe fiton një bashkia më shumë se PS.

Rama gjatë ditë së sotme i lëshoi sfidë Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duke thënë:

"Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne.

Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë.

Ju se mundni dot PS as në Kukës dhe as në Skrapar, dhe lerë pastaj në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama, teksa i ka quajtur anëtarët e opozitës i një “shportë karavidhesh”./a.k/noa.al/