Transmetuar më 23-03-2019, 19:34

I është dhënë lamtumira e fundit 7-vjeçarit shqiptar nga Lipjani i Kosovës, i cili u masakrua nga një grua 75-vjeçare në Zvicër.

Ilias Mahmuti u qëllua me thikë në fyt dhe në kokë nga e moshuara teksa ishte duke u kthyer në shtëpi pas mbarimit të shkollës.

I  mituri jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, ndërsa varrimi i tij u bë në Gjilan, qytet në të cilin ka lindur dhe nëna e tij.

Pas veprimeve hetimore mësohet se një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit.

75-vjeçarja zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Waaghof dhe rrëfeu për krimin, ku më pas u arrestua.

Bazuar në gjetjet fillestare, ka dyshime se autorja ka probleme psiqike dhe pritet të nënshtrohet një ekzamini psikiatrik.

Mbeten të paqarta shkaqet e vrasjes, ndërsa banorët janë të tmerruar në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/