Transmetuar më 23-03-2019, 16:46

Gjatë ditës së sotme u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ftoi opozitën që të ulen në një tryezë për të miratuar reformën zgjedhore, sipas propozimeve të pakicës.

Kryeministri gjithashtu i lëshoi sfidë Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duke thënë se do të pranojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse këto dy forca politike do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore një bashki me shumë se maxhoranca.

"Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë. Ju se mundni dot PS as në Kukës dhe as në Skrapar, dhe lerë pastaj në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama, teksa i ka quajtur anëtarët e opozitës i një “shportë karavidhesh”./a.k/noa.al/