Transmetuar më 23-03-2019, 16:12

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Gjatë ditës së sotme, një person në Fratar, ka humbur jetën pasi dyshohet se është aksidentuar në punë.

Mësohet se i ndjeri është Rushit Brahimaj, i cili është dëmtuar nga një frezë gjatë punës.

Mjeti prerës i ka shkaktuar 62-vjeçarit dëmtime në pjesë të trupit dhe në gjymtyrë.

Kjo gjë i shkaktuar atij plagë dhe gjakderdhje.

Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, 62-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë./a.k/noa.al/