Transmetuar më 23-03-2019, 12:31

Kongresi i Partisë Socialiste zyrtarizon sot kandidatuën e Erion Veliaj, për një mandatë të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Vetë kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, ka kërkuar sot mandatin e dytë për kryeqytetin. Me një mesazh të madh falënderues, ai e ka nisur me fjalën tiranase, “‘Kush na ka inot, kshu na paft përnatë’.

“Falenderoj shumë dy gra, nënën time, bashkëshorten, që edhe në ditët e tyre më të vështra më kanë qëndruar pranë duke besuar se misioni ynë për të shërbyer është i jashtëzakonshëm. Falenderoj, Kajon, atë e zuri gjumi se është si shoku Gramoz, mërzitet nëse gjërat nuk fillojnë në kohë, mban qëndrim. Më vjen shumë mirë që na u bashkua sot”- tha ai.

Krah falnderimeve për pjesëmarrje në kongresin e partisë socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një faldenderim edhe për demokratët e pranishëm të cilët sipas tij janë bashkuar me një familje kur ndihen më të sigurtë.

"Kam një falenderim për të gjithë miqtë demokratë që janë bashkuar sot me familjen tonë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. E ndjej zhgënjimin tuaj me njërëz që i keni dhënë votën dhe sot ikin nga puna", u shpreh Veliaj.

Më tej Veliaj hodhi poshtë fjalët për diversion me Ramën. "U përpoq të bëhet diversion, dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa dhe e vetmja shpresë është që të zihemi ne.

Më vjen keq tju them por unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë dhe më të fortë se kurrë për të çuar përpara Tiranën dhe ai Shqipërinë në familjen europiane”, shtoi Veliaj./b.l/noa.al/