Transmetuar më 23-03-2019, 11:35

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh gjatë fjalës së saj në kongres së punimet e tij shënojnë një kthesë të rëndësishme në aspektin politik duke qenë se mblidhet në një situatë politike të pazakontë, kohë kur opozuta ka djegur mandatet që sipas saj e bën nga frika e humbjes së zgjedhjeve.

"Sot në këtë kongres shënohet një kthesë e rëndësishme në aspektin politik. Situata politike kur mblidhet ky kongres është e veçantë. opozita përballë frikës së humbjes në zgjedhje ka vendosur të djegë mandatet Ne na shqetëson akti i tyre por nga ana tjetër ne vazhdojmë punën për t;i shërbyer qytetarëve.

Qytetarët nuk e harruan situatën energjitike kur ne e morëm qeverinë. Ishte një kohë kur energjia trajtohej si mall pa Zot. 85 miliardë lekë ishte vlera e borxxhit ndaj të tretëve, Të ardhurat nga arkëtimet sot kanë arritur në 95% duke u afruar me standartet e BE dhe po hartojmë një model të ri në tregun e energjisë. reduktuam çmimin e energjisë për konsum familjar. Sot çdokush paguan aq sa konsumon", u shpreh Balluku.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kongesin e Partisë Socialiste u shpreh se puna e tyre është shumë herë më e mirë se ajo e kundërshtarëve të cilët e braktisin popullin si kur janë në opozitë, edhe kur janë në maxhorancë.

"Jemi ku e ku më mirë se kundërshtarët tanë. Sfida jonë nuk është me ata që braktisin ata që i kanë voturar. Kur ishin në qeveri i braktisën duke punuar për veten ndërrsa sot në opozitë i braktisin nga përfaqësimi. Ne ndërtojmë aty ku të tjerët lënë gërmadha. Në këto vite sistemi shëndetësor ka pësuar ndryshim rrënjësor.

Ne do të përmirojmë akoma më shumë shëndetësinë përmes sistemit tonë qeverisës. Shqipëria që ne duam do të bëhet vetëm me fuqinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi", u shpreh Manastirliu.

Klosi: Besimi që na dhatë i bëri kundërshtarët tanë të kapitullojnë

Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh në fjalën e tij në seancën e parë të kongresit të PS se e vetmja forcë politike ku mund të mbështeten shqiptarët pasi në drejtimin e tyre janë ndërmarrë reforma që kanë sjellë zhvillim.

"Reformat tona i dhanë shqiptarëve shpresën e humbur, dhe për këtë ata na dhanë votat në 2017 duke na siguruar në këtë frocë që i bëri kundërshtarët tanë që të kapitullojnë. Ne kemi bërë shumë reforma ndër të cilat kemi kthyer dashurinë për natyrën dhe mjedisin. Në shpëtuam kanionet e Osumit, Malin e shenjtë të Tomorrit, masakrën në Malin e Krujës.

Njerëzit janë kthyer nga emigracioni sepse kanë kuptuar se Shqipëria mund të ofrojnë çdo gjë. Ne kemi kaq shumë njerëz që na duan sepse e dinë se e vetmja forcë politike që mund të sigurojë një jetë të denjë është Partia Socialiste", u shpreh Klosi.

Braçe: Kush zyrtar nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve do të largohet 

Balla: PS partia më e madhe e shqiptarisë, të gatshëm për dialog me opozitën