Transmetuar më 22-03-2019, 21:11

Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra, mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Në njoftimin për mediat kërkohet zbardhje e menjëhershme e ngjarjes dhe vënies përpara drejtësisë autorëve të krimit.

"Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë.

Ajo është tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderuar aq edhe fisnik të avokatit", thuhet në deklaratë.

Avokati u vra me plumb në kokë në një lokal në qendër të Elbasanit nga një person i armatosur. /k.k/noa.al/