Transmetuar më 22-03-2019, 18:56

Në një kohë kur Youtube dhe rrjetet sociale janë bërë tejet të rëndësishme për këngëtarët e njohur si shqiptarë, por edhe ata të huaj, Tuna duket se vlerëson ende idenë e albumeve.

Në mënyrë që këngët e saj të mos mbeten thjesht në Youtube, ajo ka zgjedhur që publiku t’i dëgjojë gjithmonë përmes një albumi. “Fortuna” është albumi prej 7 këngësh që Tuna ka publikuar më 18 mars në Youtube.

Ky album duket se është pritur mirë jo vetëm nga ndjekësit e saj, por edhe nga artistja e madhe e skenës shqiptare, Aurela Gaçe. Aurela e ka vlerësuar punën e Tunës dhe ka këto fjalë për të:

"Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singellash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën.

Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë",-shkruan Aurela në foton e publikuar në Instastory!