Transmetuar më 22-03-2019, 18:38

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Selitës në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites këtë të premte në një kodër, përballë lagjes “Misto Mame” në kryeqytet.

Sikurse mund të shikohet edhe nga fotot, flakët kanë vijuar të përhapen, ndërsa jo shumë larg vatrës së zjarri ndodhen edhe disa banesa.

Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri ndërsa pritet të zbardhen edhe shkaqet e tij, nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Mësohet se 3 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të neutralizuar flakët dhe për të bërë shuarjen e plotë të zjarrit.