Transmetuar më 22-03-2019, 17:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i akuzuar për kallzim të rremë dhe i marrë i pandehur për dosjen "Babalja", ka publikuar një bisedë të re lidhur me këtë ngjarje.

Bëhet fjalë për një bisedë audio të cilën ish-deputeti e ka postuar në Facebook. Salianji thotë se këtë përgjim e disponon dhe policia dhe është pjesë e dosjes.

Në materialin që ai e ka cilësuar si "Piovra. Episodi 1", ai nxjerr bisedën telefonike mes Drejtorit të Policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit, person që sipas Prokurorisë mori përsipër të imitojë zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas ish-deputetit komunikimi është bërë në orën 00:30 të natës mes Drejtorit të Policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar.

Këto publikime vinë në një moment kur Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-deputetin Salianji. Dosja është dërguar në gjykatë dhe pritet të përcaktohet seanca paraprake për dërgimin e çështjes në gjyq.

Ish-deputeti akuzohet për kallzim të rremë. Ndërkohë të pandehur të tjerë janë gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu i njohur ndryshe si "Babalja" dhe Fredi Alizoti.

Pas këtyre përgjimeve të reja, ka reaguar Kreu i Grupit Paralamentarë të LSI-së, Petrit Vasili. Në një postim në facebook, Vasili akuzon se policia është e nënshtruar nga krimimi, ndërsa shton se kryeministri Rama është i “sëmurë nga sëmundja e varësisë nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre”.

“Pse kryeministri ka tmerr të flasë për përgjimet e reja??? Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte të reja të tmerrshme nga nënshtrimi i policisë përpara krimit dhe trafikantëve, përdorimin e tyre për interesa politike dhe mbijetesën politike të lidhur vetëm me to. Edi Rama këtë polici turpi ngriti.

Ky kryeministër ja nxiu faqen Shqipërisë me policinë,që është shtrirë në këmbët e krimit dhe është kthyer në shërbëtorë të kriminelëve. Kryeministri është i sëmurë nga sëmundja e varësise nga kriminelët dhe nga kapja prej tyre.Kongreset nacionalsocialiste të ngjashme me “Trustin e Lulelakrës” se Arturo Ui-së, nuk ja zgjidhin dot hallin të sëmurit nga kapja. Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojën se as i dënon dot kriminelët, as flet dot për ta dhe as i çon dot ata përpara drejtësisë se e marrin me vete”, shkruan Vasili.

Ndërsa më tej kërkon që ta vlerësoni vetë këtë asgjësim të shtetit duke lexuar e dëgjuar sipas tij skandalin e bërë tashmë publik në mediat shqiptare.

“Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.”/b.l/noa.al/