Transmetuar më 22-03-2019, 14:29

Një fëmijë iraken lindi pa hundë dhe mund të marrë frymë vetëm nëpërmjet gojës. Vogëlushi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, erdhi në jete në një familje në Falluja, rreth 70 kilometra në perëndim të Bagdadit, një zonë e shkatërruar nga luftërat 20-vjeçare.

Për vogëlushin duhet vetëm që ka tre vëllezër, që të gjithë normal dhe të shëndetshëm, ndërkohë që defekti gjenetik është shumë i rrallë, duke qenë se në gjithë botën janë më pak se 100 raste.

Fotografitë e fëmijës u publikuan nga shoqata ‘Fallujah Birth Defects’, duke kujtuar se numri i fëmijëve të lindur me deformime është shtuar pas luftës në Irak, veçanërisht pas bombardimeve në vitin 2003.

Më tej thuhet se sipas mjekëve shkak për këtë deformim janë bërë bombardimet amerikane, të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe çliruan material radioaktiv shumë të dëmshëm, shkruan noa.al.

Mjekët pretendojnë se numri i shtuar i defekteve gjenetike mes të miturve, ka ardhur pikërisht për shkak të materialit radioaktiv në zonë. /a.y/noa.al