Transmetuar më 22-03-2019, 13:37

Kur kuptoi se ishte momenti i lindjes shkoi në spital për të sjellë në jetë fëmijën, por nuk hyri në repart si të gjithë.

Gruaja u mbyll në një nga banjat e spitalit dhe lindi fëmijën fshehurazi, teksa e mbështolli fëmijën me një batanije dhe e la përtokë, për tu arratisur më tej.

Është kjo ajo që ndodhi në një spital në John Radcliffe të Oxford, Angli.

Vogëlushi u zbulua pasditen e kësaj të hëne, duke u dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme, shkruan noa.al.

Nëna nga e cila nuk dihet ende për orë të tëra humbi gjurmët, aq sa policia nisi kërkimet, por pas dhjetë orësh vendosi të shfaqej duke kërkuar vogëlushin.

Si nëna edhe fëmija po marrin kurat e nevojshme mjekësore, ndërkohë që ndaj gruas kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al