Transmetuar më 22-03-2019, 12:28

Ai qen “shpërqendronte shumë” djalin, kështu vendosi që ta eleminojë. Por djali 13-vjeçar nuk e fali, ai rrëmbeu një hanxhar dhe e vrau nënën e tij, brenda një dyqani veshjesh që kishte në pronësi.

Historia tronditëse vjen nga kontoja kineze e Jianhu, ku Shao Yang, i mituri protagonist i historisë jetonte bashkë me familjen.

Krimi i rëndë ndodhi të shtunën që lamë pas, ndërkohë që i mituri u ndalua nga policia vetëm të hënën, pasi trupi i nënës u gjet i masakruar.

Fqinjët thonë se gruaja ishte shumë e ashpër me djalin, i cili pëlqente të luante me qenin dhe për këtë arsye, nëna e vrau në sy të tij, duke i thënë se ai e shpërqendronte.

Në atë moment Shao rrëmbeu një hanxhar dhe u sul drejt nënës, shkruan noa.al. Policia e gjeti të miturin vetëm të hënën të ulur jashtë një restoranti, duke ngrënë biskotat që kishte me vete. /a.y/noa.al