Transmetuar më 22-03-2019, 12:12

U përdhunua në moshën 14-vjeçare, mbeti shtatzënë, por babai e detyroi që të martohet me abuzuesin e saj.

Heather, një vajzë amerikane nga Idaho, ishte miqësuar shumë me një djalë 24 vjeç, i cili punonte në një dyqan. Dukej si një miqësi normale, deri kur një mbrëmje, i riu e dehu, deri sa ajo humbi ndjenjat, për ta përdhunuar më tej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2015, por vetëm tani vajza ka gjetur kurajën për të treguar gjithë sa i ka ndodhur në media.

Mëngjesin pasues, 24-vjeçari Aaron Seaton, i tha se kishin bërë seks, duke bërë që ajo të mbetet e shokuar dhe ca më shumë kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë.

Në atë moment iu tregoi gjithçka prindërve, por reagimi ishte krejt ndryshe nga çfarë ajo priste. Nëna i sugjeroi abortin, por ajo nuk donte, kështu që babai Keith Strawn e detyroi që të martohet me abuzuesin e saj.

Në Idaho martesa në moshën e Heather nuk lejohej, kështu që prindërit e çuan vajzën në Missuri, në mënyrë që të martohej me 24-vjeçarin. Fillimisht i riu e pranoi martesën, por pas disa muajsh e mitura abortoi dhe reagimi i tij u bë gjithnjë e më i ashpër.

Kështu vajza vendosi që ta denoncojë, duke bërë që burri të dënohet me 15 vite burg, ndërsa babai i saj me tre, shkruan noa.al.

Tashmë Heather ka dikë tjetër në krahë, ndërsa është bërë nënë e një vajze, por nuk arrin që të harrojë të kaluarën e saj. /a.y/noa.al