Transmetuar më 22-03-2019, 11:56

Partia Socialiste do të kërkojë ndihmën e deputetëve të opozitës së re, për të miratuar ligjin për amnistinë e të burgosurve.

Është kjo deklarata e bërë nga ministrja, e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Sipas saj, për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, e cila miratohet me shumicë të cilësuar, ka ngelur e pamiratuar.

“Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim. Është një draft i përgatitur nga një grup pune nga Prokuroria e Përgjithshme, ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme”, tha Gjonaj për ‘Ora news’.

Në vijim bëri me dije se nga amnistia pritet të përfitojnë 350 dënuar duke mos i përfshirë ata në ndjekje penale.

Ministrja tha se amnistia do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar. /a.y/noa.al