Transmetuar më 22-03-2019, 11:19

Gjykata e Tiranës, nuk ka pranuar që të ndryshojë masën e sigurisë për Florenc Hoxhën dhe pesë të arrestuarit e tjerë pas protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Në seancën e sotme, Gjykata vendosi që ti lërë në burg, duke mos pranuar masë më të lehtë sigurie.

Në qeli vijojnë të mbeten ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën e Lulzim Bashës, Florenc Hoxha dhe të ndaluarit e tjerë.

Ata janë Resul Daci, Ilir Hamedini, Sajmir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Dankshi.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /a.y/noa.al